15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

ERDOAN: PËR PAQEN GLOBALE FLITET SHUMË, POR VEPROHET PAK

Më të lexuarat

“Ne si Turqi nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi asnjëherë ndonjë qëllim për t’u përzier në punët e brendshme të asnjë vendi, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve që ndodhet larg nesh”, u shpreh Erdoan në Forumin Ekonomik Botëror në Stamboll.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan botës i është drejtuar këtë herë nga Forumi Ekonomik Botëror që zhvillohet në Stamboll.

Kryeministri Erdoan tërhoqi vëmendjen e botës mbi problemet që po jeton rajoni sot dhe tha se Turqia nuk ka ndonjë synim apo qëllim si ai i ndërhyrjes në punët e brendshme të ndonjë vendi të çfarëdoshëm.

“Ne vazhdojmë të bëjmë paralajmërimet pasi e dimë që një zjarr që do të binte në Siri, do të përfshinte të gjithë rajonin”, tha Erdoan.

Në fjalën që mbajti në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se Turqia me politikën e saj të jashtme aktive që ka ndjekur 10 vitet e fundit me duke pasur në fokus paqen dhe me reformat që ka bërë për demokratizimin edhe më shumë të vendit përbën një shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.

“Ne si Turqi nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi asnjëherë ndonjë qëllim për t’u përzier në punët e brendshme të asnjë vendi, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve që ndodhet larg nesh”, u shpreh Erdoan./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit