9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Presidenti kroat – kryeministres serbe: Ne jemi në BE, ju jo

Më të lexuarat

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç këtë të martë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiç në Mosta, ku kishte thënë se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanoviq i cili kishte thënë paraprakisht se është president edhe i kroatëve në BeH.

Milanoviç ka thënë se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose, siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe. Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviç.

Bërnabiç një ditë më parë në Mostar u pyet nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në BeH, pasi Milanoviq tha se është president i kroatëve atje.

 “Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”, ka thënë Bërnabiç./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit