Pozicioni i ndyrë Google-it

Më të lexuarat

Marrëveshja 45 milionë dollarë për propagandë izraelite rreth Gazës

DropSite News ka zbuluar se Google ka nënshkruar një marrëveshje prej 45 milionë dollarësh me zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të promovuar narrativën e Izraelit dhe për të mbuluar krimet që ka kryer kundër palestinezëve në Rripin e Gazës për 700 ditë, në një nga tragjeditë humanitare më të gjata dhe më brutale të kohërave moderne.

DropSite News raportoi të mërkurën e kaluar se Google, sipas një marrëveshjeje gjashtëmujore prej 45 milionë dollarësh me Netanyahun, po ndihmon në promovimin e mesazheve të qeverisë izraelite dhe minimizimin e krizës humanitare në Gaza.

Sipas faqes së internetit, marrëveshja u nënshkrua në fund të qershorit dhe e përshkruan Google si një “lojtar kyç” në mbështetjen e strategjisë së Netanyahut për përhapjen e gënjeshtrave rreth agresionit në Gaza.

Sipas raportit, reklamat transmetohen në YouTube dhe platformën Display & Video 360 të Google dhe përshkruhen në dokumentet qeveritare si “hasbara” – një term hebraik që shpesh përkthehet si “propagandë”.

Në korrik, pasi OKB-ja shpalli zyrtarisht zi buke në Gaza, Ministria e Jashtme Izraelite publikoi një video në YouTube duke pretenduar: “Ka ushqim në Gaza. Të gjitha pretendimet e tjera janë gënjeshtra”. Videoja ka pasur më shumë se gjashtë milionë shikime, ku shumica vijnë nga reklamat e paguara të Google.

Disa nga reklamat synonin të diskreditonin UNRWA-n, agjencinë kryesore të OKB-së për refugjatët palestinezë, duke e akuzuar atë për “sabotim” të ndihmës. Reklama të tjera promovonin akuza kundër Hamasit, duke u mbështetur në raporte të diskutueshme, si dhe sulme ndaj organizatave që dokumentojnë krimet e luftës izraelite.

Përveç Google, qeveria izraelite pagoi platforma të tjera për fushatat: tre milionë dollarë për X (më parë Twitter) dhe rreth 2.1 milionë dollarë për Outbrain/Teads.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 367 palestinezë, përfshirë 131 fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja që nga fillimi i luftës. Pavarësisht kësaj, ministrat e pushtimit, përfshirë Bezalel Smotrich dhe Amichay Eliyahu, kanë mbështetur publikisht privimin e palestinezëve nga ushqimi dhe uji si një mjet presioni. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit