21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Pos Rusisë dhe Kinës, NATO ka identifikuar edhe një kërcënim të ri

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg foli për problemet me të cilat po përballet Aleanca – përmbytjet, fluturimet e nxehta në Irak, nëndetëset ruse në Arktik.

Për shkak të kësaj, por edhe rrethanave të tjera të reja, ai dëshiron t’i vendosë çështjet e ndryshimit të klimës në fokusin e strategjisë dhe planifikimit të NATO-s, duke i shënuar ato si një kërcënim i sigurisë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s miratuan hapin e ri të Aleancës në një takim në Bruksel, duke treguar ndryshime potencialisht të rëndësishme brenda një organizate që ka mbrojtur tradicionalisht Perëndimin nga kërcënimet nga Rusia dhe aktorët e tjerë politikë në të gjithë botën, raporton washingtonpost.

Fakti që, historikisht, ushtria ka qenë një nxitës kryesor i ndryshimeve teknologjike i shton peshë fillimit të debatit për këtë çështje. Por, kur bëhet fjalë për ndryshimin e klimës, ushtria nuk ka qenë e azhurnuar deri më tani, pjesërisht sepse publiku as nuk e di se çfarë është “gjurma e karbonit” e ushtrisë.

Gjegjësisht, një analizë e fundit nga Shoqata Britanike e Lobimit zbuloi se ushtria britanike merr pjesë me 1.6 për qind në emetimet totale britanike, një për qind në rastin e Francës dhe 0.5 për qind në rastin e Gjermanisë.

Prandaj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se ai shpreson që udhëheqësit nga vendet anëtare të angazhohen në samitin në fund të vitit për t’i bërë emetimet e ushtrive të tyre neutrale deri në vitin 2050.

Pasojat e ndryshimit të klimës janë një kërcënim i veçantë për ushtrinë amerikane, e cila është e angazhuar në të gjithë botën, dhe disa misione lidhen me paqëndrueshmërinë e shkaktuar nga klima. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit