Edukimi është art, të cilin nuk e zotëron shumica e njerëzve.
Një prind e kuptoi se djali i tij pinte duhan, kur gjeti një pako cigaresh. Mirëpo, ai nuk e priti të birin me britma, kërcënime apo ndëshkim. Në vend të kësaj, ai e mori pakon e cigareve dhe brenda saj la këtë letër:
________________________________________
Biri im i dashur!
Çfarëdo që të bësh, ti do të mbetesh gjithmonë fëmija im i dashur.
Unë e urrej gabimin që po bën, por nuk do të pushoj kurrë së të dashuri ty.
Jam i bindur se ti nuk do të ma thyesh besimin. Jam i bindur se kam sjellë në këtë botë një burrë që e njeh të mirën dhe të keqen; që di të dallojë mes asaj që i sjell dobi dhe asaj që e dëmton.
Cigaret janë tek unë. Nëse dëshiron të vazhdosh këtë rrugë, do t’i gjesh nën jastëkun tim.
Por nëse ke vendosur të pendohesh sinqerisht dhe ta lësh këtë zakon, atëherë kjo është ajo që shpresoj prej teje.
Jam i bindur se me paratë e mia, për të cilat lodhem shumë, nuk do të blesh gjëra që e dëmtojnë shëndetin tënd dhe e çojnë dëm mundin tim.
Prindi yt
Arti i të qenit prind: letra që ndryshoi gjithçka
