2.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

17 këshilla për imamët dhe udhëheqësit e komunitetit për t’i ndihmuar adoleshentët të bëhen muslimanë më të mirë

Më të lexuarat

Ndoshta në botën islame, imamët janë thjesht personi që iu prinë njerëzve në namaz dhe me raste merret me problemet sociale të muslimanëve në komunitetin e tij, nëse ndonjëherë. Por të qenit Imam në Perëndim është më shumë se një punë me kohë të plotë.

“Imami duhet të jetë si prifti i krishterë në atë që ai duhet të jetë një mik, mësues, këshilltar e prind,” thotë Vahid Mustafa, një këshilltar për të rinjtë në MYNA (Muslim Youth of North America). “Unë e di se shumica e Imamëve nuk mund të përmbushin shumë prej këtyre roleve. Megjithatë, një imam i mirë duhet të jetë në gjendje të afrojë anëtarët e tjerë të komunitetit që të punojnë së bashku me të.” Kur bëhet fjalë për adoleshentët muslimanë, një imam duhet të shkojë përtej prirjes së herëpashershme të tyre në namaz (nëse vijnë në xhami). Imami duhet të jetë një model për të rinjtë muslimanë që frymëzon besim për ta.

Më poshtë kemi një përmbledhje sugjerimesh nga Imamët, aktivistët dhe muslimanët që janë rritur në perëndim për Imamët se si ata mund t’i ndihmojnë adoleshentët e rinjë muslimanë, veçanërisht për të ruajtur fenë e tyre.

  1. Kryeni një anketë që me të rinjët që të kenë një pasqyrë të saktë të shqetësimeve dhe nevojave të tyre në komunitetin tuaj

Ndoshta ju keni idetë dhe opinionet tuaja se kush janë të rinjtë në komunitetin tuaj dhe çfarë kanë nevojë. Por kjo është gjithçka që keni: ide dhe opinione. Për të marrë një pamje më të saktë, bëni një sondazh. Merrni një grup të rinjsh në komunitet, të kryesuar nga ndonjë student i shkencave sociale, të hartojnë një listë pyetjesh për disa nga gjërat e mëposhtme:

– Sa here në muaj vijnë në xhami?

– Pse shumë nga miqtë e tyre nuk marrin pjesë në xhami?

– Cilat janë pesë gjërat që ata do të bënin për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në xhami dhe në komunitetin mysliman në përgjithësi?

Lërini të rinjtë të bëjnë anketën. Jepuni atyre rreth një muaj, të paktën, për t’i marrë të gjitha rezultatet. Më pas kërkoni prej tyre që të përpilojnë rezultatet.

Pasi të keni përgjigjet, organizoni një seminar në xhami ose në një qendër komunitare dhe bëni që adoleshentët e përfshirë në kryerjen e sondazhit t’i shpallin rezultatet komunitetit.

Shndërroni këtë në një sesion informacioni dhe stuhie idesh, ku të dhënat jo vetëm që prezantohen, por përdoren për të dalë me ide konkrete se si t’i bëjnë më kurioz adoleshentët muslimanë sërish për Islamin dhe komunitetin mysliman.

  1. Zbuloni se sa nga buxheti i kushtohet aktiviteteve dhe nevojave të të rinjëve

Kur ishte hera e fundit që xhamia shpenzoi para për një ekskursion të të rinjve? Sa shpenzohet për kurset e mësim besimit? Bisedoni me arkëtarin e xhamisë ose shoqatës islame për të marrë këtë informacion. Mund të vëreni se interesi i të rinjve dhe pjesëmarrja është proporcionale me buxhetin e ndarë për aktivitetet që kanë të bëjnë me ta.

  1. Flisni për çështjet përkatëse në hutbe

Një i ri musliman më tregoj se truri i tij është zakonisht diku tjetër, ndërsa Imami është duke ligjëruar në hutben e xhumasë, sepse tema ka pak rëndësi ose interes për të. Duke folur për çështjet përkatëse, veçanërisht ato aktuale do të tërheqë vëmendjen e tyre.

Për shembull, nëse ndodh një incident racizmi, përdoreni atë si pikënisje për një hutbe mbi marrëdhëniet racore në Islam dhe se si duhet të merren muslimanët me këtë.

Tema të tjera të mundshme janë perspektiva islame për paqen, seksualitetin, marrëdhëniet e duhura ndërmjet gjinive, homoseksualitetin, marrëdhënjet jashtëmartesore, marrëdhënjet burrë-grua, ulja e shikimit (veçanërisht gjatë verës), shmangia e shikimit të emisioneve dhe programeve të ndaluara televizive (shih www.soundvision.com për më shumë ide për tema).

  1. Paraqiteni Islamin para tyre ashtu siç do t’a bënit para një jomuslimani

Të rinjtë që rriten në Perëndim shpesh nuk janë aq të bindur sa prindërit e tyre se Islami është e vërteta dhe mënyra më e mirë e jetës. Ata duhet të binden ashtu siç duhet të bindet dikush që nuk është musliman. Përdoreni këtë qasje në hutbe, ligjërata dhe diskutime një me një ku të rinjtë janë të pranishëm. Islami duhet t’u “shitet” rinisë dhe kjo mund të bëhet duke përdorur “taktikat e duhura të marketingut”.

  1. Përsoseni gjuhën dhe të folurit në publik

Çdo imam që kujdeset që të rinjtë myslimanë të qëndrojnë myslimanë në komunitetin e tij, duhet ta njeh gjuhën e vendit të tij. Ndjekni kurse të gjuhës në të folur dhe shkruar ngase i tërë ligjërimi juaj duhet të jetë në gjuhën të cilën e flet komuniteti të cilit i drejtoheni.

Gjithashtu, lexoni libra ose ndjekni kurse për të përsosur të folurit në publik, në mënyrë që të mund të përçoni bukurinë e Islamit sa më qartë që të jetë e mundur.

  1. Thirrni të rinjtë kur dëgjoni lajme të mira për ta

A e përfundoi vitin Sumeja si më e mira e klasës së saj? A e fitoi Amari trofeun e lojtarit më të mirë të basketbollit në shkollë? Thirrini dhe uroni të rinjët për sukseset e tyre. Ju do të shiheni jo vetëm si ai personi me çallmë që predikon në xhami, por si Imami që interesohet për aktivitetet e adoleshentëve edhe jashtë xhamisë.

  1. Telefononi dhe vizitoni në kohë të vështira

A ka vdekur nëna e Amirit? A e ka humbur Anisa një shoqe nga kanceri? Një telefonatë e thjeshtë dhe një vizitë për ngushëllime nuk mjafton. Telefononi shpesh në situate të tilla për t’u ofruar mbështetje, inkurajim, ndihmë dhe për të treguar se jeni aty për ta.

  1. Organizoni ndeshje sportive, Imami me prindërit kundër të rinjëve

Nuk është patjetër të jetë ndeshje futbolli a basketbolli, mjafton të jetë sport të cilin të gjithë e pëlqejnë. Çështja nuk është të mposhtim kundërshtarin, por të argëtohemi dhe të ndërtojmë shpirtin e komunitetit dhe besimin e të rinjve te lidershipi. Bëjini fëmijët e vegjël të jenë ‘’nxitës tifozësh’’ për ekipet e ndryshme. Organizoni aktivitete të tilla të paktën dy here në muaj.

  1. Jini veçanërisht të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të grave të reja

Mendjengushtë dhe urrejtës ndaj grave është mënyra se si disa gra të reja muslimane i shohin imamët, shumica e të cilave bazohen në përvojën personale në xhami të cilat janë shndërruar në “klube burrash” në vend të vendeve të adhurimit për të gjithë muslimanët.

Nëse dëshironi që motrat, veçanërisht adoleshentet që rriten në perëndim, të ringjallin dashurinë e tyre për Allahun dhe Islamin, si dhe të marrin pjesë në komunitet, mos e shmangni pjesëmarrjen e tyre në xhami, edhe nëse ato nuk vishen siç duhet.

Jini të përshtatur me nevojat e tyre. Caktoni një motër adoleshente që të jetë përfaqësuese e shqetësimeve të motrave të reja dhe lëreni që ajo t’jua përcjellë rregullisht këto çështje. Gjithashtu, nxitini ato që të organizojnë aktivitete për motrat e reja në xhami, qofshin kurse mësim-besimi, seminare apo thjesht një drekë Bajram a takime çaji. Gjithashtu, sigurohuni që të këshilloni dhe udhëzoni ata që kërkojnë të vendosin kufizime kulturore për gratë.

  1. Ruani sekretet e të rinjve

Askush, Imam apo jo, nuk mund të presë që t’i besohet ndonjë sekret dhe pastaj t’ia  thotë prindërve të të riut. I gjithë ndërtimi i besimit me të rinjtë që po bënit do të shembej nëse kjo ndodh dhe i riu e merr vesh, qoftë edhe vetëm njëherë.

E vetmja herë që prindërit duhet të dinë për sekretet që ua besojnë të rinjtë është nëse ato janë të një natyre mjaft serioze dhe i riu është i vendosur për të ndërmarrë hapin e gabuar, edhe pasi të keni folur disa herë me të (largimi nga shtëpia, përdorimi i drogës, vetëvrasje si zgjidhje).

  1. Bëni disa nga të rinjtë ndihmës imamë

Zgjidhni pesë nga adoleshentët që vijnë më shpesh në xhami për namaze dhe që kanë demonstruar përfshirje në komunitet si ndihmës imamë tuaj. Ata iu prijnë njerëzve në namaz kur ju nuk jeni aty.

Pastaj, në mesin e tyre, zgjidhni atë që tregon më shumë përkushtim ndaj dijes dhe praktikës së Islamit. Dërgojeni në ndonjë qendër të përgatitjes për imam për të paktën një vit. Nxisni komunitetin lokal musliman që ta mbështesë këtë, pasi është në interesin e tyre që të kenë një Imam që e njeh Islamin, udhëheqjen dhe se si të jetojë si musliman në perëndim.

  1. Emëroni dikë nga të rinjtë si anëtarë të këshillit të xhamisë ose shoqatës islame

Të rinjtë muslimanë të moshës universitare ose më të vjetër, të cilët janë praktikues të fesë, janë aleatët tuaj për t’i mbajtur të rinjtë muslimanë afër komunitetit dhe të lidhur me fenë. Jepuni atyre pozita në këshillin e xhamisë në mënyrë që të jenë pjesë e vendimarrjes, të kenë mendimin e tyre për çështjet e komunitetit dhe të jenë zëri i të rinjëve në komunitet.

  1. Ndihmojini të rinjtë të formojnë grupin e tyre nën ombrellën e xhamisë ose të shoqatës islame

Ky grup do të ishte më shumë një bashkim i të rinjëve të moshave te përafërta, duke organizuar aktivitete të rregullta, edukative dhe sociale. Duhet të jetë organizim i llojit ‘’të rinjët për të rinjët’’. Ata mund të mbështeten në ndihmën dhe përkrahjen e anëtarëve më të vjetër të komunitetit, veçanërisht imamit. Megjithatë, duhet të ketë një ose dy këshilltarë të besuar nga anëtarët e vjetër xhamisë ose qendrës islame të përfshirë në këto organizime.

  1. Krijoni një faqe interneti të komunitetit musliman ose xhamisë

Të kesh një faqe interneti është një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar qasje të lehtë në informacione përkatëse rreth komunitetit: adresat e xhamive, ngjarjet e ardhshme, lajmërimet mortore në komunitet, kohët e namazeve, informacionet rreth biblotekës së xhamisë e çdo gjë që ka të bëj me komunitetin në përgjithësi.

Faqja e internetit është gjithashtu projekti ideal për një të ri musliman. Në vend që të merrni një nga anëtarët më të vjetër të bordit të xhamisë me një doktoraturë në shkenca kompjuterike, pse të mos lejoni një ri të përgjegjshme të marrë përsipër lëtë projekt? Ata do të argëtohen, do të mësojnë rreth komunitetit dhe do të përdorin kreativitetin e tyre përgjatë punës me faqen.

  1. Krijoni një komitet prindërish për të vëzhguar atë që mësohet në shkollat ​​publike

Krijoni një këshill prindërish për të monitoruar kurrikulën dhe zhvillimet e shkollës së lagjes. Ky këshill duhet të përfshijë prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollat ​​publike. Një ose dy prindër në këshill duhet të përfshihen gjithashtu edhe në Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve të shkollës.

Ky këshill do të organizojë tryeza bisedimesh rreth Islamit dhe muslimanëve. Për shembull, para fillimit të muajit të Ramazanit ky këshill do të organizojë një takim informues rreth agjërimit. Pse agjërimi? Rëndësia e muajit të Ramazanit? Ngjarjet më të rëndësishme në historinë islame që kanë ndodhur gjatë Ramazanit.

  1. Formoni task forcën e punës sociale

Kjo task forcë prej të paktën dy deri në pesë persona identifikon, klasifikon dhe rekomandon ndihmën e duhur të nevojshme për anëtarë të ndryshëm të komunitetit. Në mënyrë dinjitoze, këta anëtarë të komitetit duhet të paguhen për shërbimin e tyre.

Një shembull se si do të funksiononte kjo task forcë është si vijon: ju si Imam merrni një telefonatë nga një djalosh që dëshiron të bëjë vetëvrasje për shkak të depresionit të rëndë dhe problemeve familjare.

Ndërsa mund të flisni me të riun dhe të tregoni shqetësimin tuaj dhe mirëkuptim, është e qartë se ai ka nevojë për ndihmë profesionale. Në këtë rast, ju e telefononi punonjësin social ose këshilltarin e komunitetit tuaj dhe ia referoni rastin atij/asaj.

Pra, në fund të fundit do të thotë se Imami është aty për mbështetje, por mund t’i drejtojë anëtarët e komunitetit në vendin e duhur kur ekspertiza është e nevojshme.

  1. Mbani seminare prindërimi në xhami

Këto seminare kanë për qëllim të ndihmojnë prindërit dhe adoleshentët, pasi në planin afatgjatë prek të gjithë familjen. Paraqisni prindërimin nga perspektiva islame dhe sigurohuni që të paraqisni edhe mendimin e adoleshentëve: çfarë thonë ata për prindërit e tyre, nevojat, shqetësimet e tyre, etj.

Nëse nuk mund ta bëni këtë, merrni muslimanët që kanë studiuar këtë temë dhe kanë njohuritë e nevojshme islame, përvojën si prindër që kanë rritur fëmijë muslimanë praktikues në perëndim dhe që mund të ndihmojnë në mbajtjen e seminareve të tilla.

Përktheu:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit