1.2 C
Pristina
E premte, 16 Prill, 2021

Petroviq: Edhe për dy mandate, vendet e rezervuara për pakica

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministri i Administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petroviq tha sot se Parlamenti i Kosovës ashtu siç i kanë votuar ndryshimet në pakon ligjore, që përmbyll mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ashtu do të do të votojë edhe ndryshimet kushtetuese për këtë proces.

Zërat se pakica serbe në Kuvend nuk do të votojë për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nëse nuk avancohen të drejtat e pakicës serbe dhe të Kishës ortodokse, janë demantuar sot nga zv.kryeministri Slobodan Petroviq. Pas takimit me shefat e Quinitit, Petroviq tha se shembull i përkrahjes së këtij procesi është në seancën e fundit të Kuvendit, ku minoritetet kanë votuar pakon ligjore:

“Nëse ju kujtohet në mbledhjen e fundit të kuvendit ne kemi pasur disa amandamente që nuk kanë pasur përkrahjen e komisionit dhe të përfaqësuesve të minoriteteve që është e paraparë me kushtetutë, ne sigurisht që e kemi shfrytëzuar këtë të drejtë që kushtetuta na mundëson kështu që në fund kishim situatën që votuam për paketën e plotë”, tha Petroviq.

Ndërkohë edhe pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, komunitetet pakicë nuk do t’i humbin vendet e rezervuara edhe pse është paraparë që procesi zgjedhor i vitit 2010, të jetë i fundit që prodhon vende të rezervuara. Zëvendëskryeministri Slobodan Petroviq tha se është arritur marrëveshje që vendet e rezervuara të jenë edhe për dy mandate dhe se sipas tij synohet që këto ulëse të mbesin gjithmonë të rezervuara.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit