8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbipesha mes adoleshentëve

Më të lexuarat

Shkencëtarët shqetësohen se rastet e mbipeshës në radhët e të rinjëve nën moshën 20 vjeçare po vijne duke u shtuar. Sipas tyre, kjo rritje ndikohet edhe nga takti apo mënyra se si u thuhet pjestarëve të kësaj grupmoshe se ata janë mbipeshë.

Mbipesha trupore është një problem shqetësues mes të rinjëve e të rejave amerikane. 1 në çdo 5 prej tyre janë mbi peshë. Por nxitja e kësaj grupmoshe për të rënë nga pesha nuk është e lehtë, pasi fjalët duhen zgjedhur me kujdes.

Kështu thuhet në një studim 5 vjeçar ku morrën pjesë 2 mijë e 500 të rinj e të reja me peshë trupore mbi atë normalen. Mënyra më e mirë për t’i motivuar ata ishte përjashtimi nga fjalori i fjalës “dietë”. Studimi tregoi se t’i thoje kësaj grupmoshe të mbante dietë, shkaktohej efekt i kundërt. Ata që ishin të vetëdijshëm rreth mbipeshës së tyre, kur u thuhej të mbanin dietë, kalonin në ekstrem, duke marrë tableta kundër mbipeshës, duke mos ngrënë fare gjithë ditën, ose duke shkaktuar vjelljen e ushqimit nëpërmjet futjes së gishtave thellë në gojë.

Shkencëtarët rekomandojnë që mjekët t’u thonë pacientëve të tyre se dieta ekstreme aktualisht shton peshën trupore dhe nuk e pakëson atë. Sipas studimit, mbipesha shfaqet më shumë tek ata të rinj e të reja të cilët mendojnë se nuk kanë trup të bukur, prandaj prindërit nuk duhet t’i kritikojnë ata për mbipeshën. Përkundrazi, familjet duhet të përqëndrohen në ngrënie ushqimesh të shëndetëshme dhe veprimtari të përbashkëta fizike siç janë lojra sportive me top ose shetitje me biçikleta./wordpress./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit