10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

PESËDHJETEGJASHTË TË VRARË NË SIRI

Më të lexuarat

Organizata, e cila monitoron të drejtat e njeriut në Siri, ka bërë të ditur se në operacionet e sotme të ushtrisë siriane kundër kryengritësve rebelë kanë humbur jetën të paktën 56 persona.

Në deklaratë thuhet se në Idlib janë vrarë 16 njerëz, në Alepo 21, në Dejr ez Zor pesë, ndërsa në Hama dhe Homs nga dy.

Këshilli Revolucionar i Sirisë, në anën tjetër, ka bërë të ditur se ushtria siriane ka vazhduar me granatimin dhe bombardimin e vendeve të banueshme në Homs, Telbisi dhe Rastan, njofton Rel.

Këshilli pohon se ka shumë viktima dhe se shumë lagje janë shkatërruar plotësisht.

Siria është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit qysh në mars të vitit të kaluar. Disa mijëra njerëz kanë humbur jetën në trazira.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit