10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përplasje shqiptaro-ruse për Kosovën në OKB

Më të lexuarat

Spekullimet e trasha të ambasadorit rus në paralelet me Ukrainën

Një përplasje diplomatike pati një OKB me shkak Kosovën.

Ambasadorus rus aty bëri sërish krahasime me Kosovën dhe dhe Ukrainën sot, duke thënë se Kosova u shpall e pavarur pa referendum, ndryshe nga ç’po ndodh në Ukrainë sipas tij.

Në Kosovë absolutisht nuk ka pasur referendum, nuk ka vota të lira të popujve atje, ka qenë vetëm një shpallje e pavarësisë, e miratuar nga autoritetet e përkohshme vetëqeverisëse që tejkaluan kompetencat e tyre. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj”, u shpreh Vasily Nebenzya, duke harruar që dhe me referendum nuk kishte gjasë që kosovarët të mos donin shkëputjen nga Serbia.

I është përgjigjur ambasadori shqiptar Ferit Hoxha, duke i kujtuar se Kosova e Serbia tashmë po dialogojnë e jo luftojnë.

“Askush nuk mund të mashtrohet nga kjo. Asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë. Kosova dhe Serbia janë të detyruara të dialogojnë për të zgjidhur problemet e tyre; ata takohen, nuk luftojnë”, tha diplomati shqiptar.

Ndërkohë, diplomati rus shkoi deri aty sa mohoi genocidin spastrues serb në Kosovë, shkaku për të cilin ndërhyri NATO.

“Në atë kohë, shqiptarët e Kosovës, megjithatë, nuk kërcënoheshin fare nga asgjë, sepse Jugosllavia nuk ishte më në hartë”, tha çmendurisht ai. Jugosllavia sigurisht ishte në hartë, si një shtet i përbërë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Jugosllavia u shua pas luftës së Kosovës.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit