13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

PËR 24 ORË, 830 GJOBA I SHKRUAN POLICIA

Më të lexuarat

830 dënime. Kaq është shifra e tiketave në trafik të cilat i ka shqiptuar Policia e Kosovës brenda njëzetekatër orëve të fundit.

Zyrtarë të policisë i deklaruan Indeksonline se, tiketat janë shqiptuar në gjithë territorin e Kosovës dhe në mesin e tyre ka dënime me të holla dhe për gjykatë.

Rajoni që ka pasur më se shumti gjoba në trafik është Prishtina, për shkak të numrit më të madh të automjeteve.

Nëse këto tiketa kanë vlerën 25 euro secila, atëherë buxheti i përgjithshëm i vendit pasurohet me mbi 20 mijë euro në ditë.

“Dajt” ketë verë nuk po tregohen aspak tolerant në “qëndisjen e hajmalive” ndaj atyre që po shkelin rregullat e trafikut.

Madje kohet e fundit, policia rrugore po ndërmarrë një serë aksionesh në kryeqytet për lirimin e trotuareve nga automjetet, ndalimin e taksive ilegal dhe ndaj atyre që nuk respektojnë shenjat në trafik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit