10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Pendimi i sinqertë – Hapi i parë për pritjen e muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Përgatitja e vetes së tij dhe veprave të tij, për pritjen e muajit të Ramazanit.

Hapi i parë: ” Pendimi i sinqertë”

Pendimi është detyrë në cdo kohë, por meqënëse ky muaj i paraprin një muaji të madh, njeriu duhet të shpejtojë në kërkimin e faljes, për atë çfarë ka ndërmjet tij dhe Allahut prej gjynaheve dhe për atë çfarë ka ndërmjet tij dhe njerëzve prej të drejtave të tyre. Dhe kjo për të hyrë në muajin e Ramazanit me zemër të pastruar e të qetë dhe për t’u angazhuar me adhurimet dhe bindjet ndaj Allahut.
Allahu i Lartësuar thotë:
” وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ”
“Të gjithë ju o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, në mënyrë që të arrini shpëtimin! (En-Nur, 31)

Profeti ﷺ ka thënë: ” O ju njerëz pendohuni tek Allahu, vërtetë unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë” ( Muslimi, 2702)


https://telegram.me/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit