14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

PDK-ja denoncohet në EULEX për 100 milionëshin

Më të lexuarat

Partia e Kryeministrit Hashim Thaçi mund të përballet me hetuesit e EULEX-it për tenderët publik që u kanë dhënë institucionet që drejton kjo parti financuesve të saj. Denoncimin e ka bërë Organizata COHU dhe Qendra Kosovare Për Gazetari Hulumtuese, në bazë të hulumtimit me titullin “100 milionë”, të tyre të publikuar ditë më parë.

Sipas Arton Demhasajt nga ÇOHU, kjo OJQ ka dërguar një denoncim në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe do të presin përgjigje në pretendimet në raport me tenderët publik që fituan financuesit saj. Sipas tij, nga 43 kompani financuese të dy fushatave të fundit zgjedhoore, për 11 është shkelur ligji që të shpërblehen, dhe pretendimet e kësaj OJQ-je në Prokurori lidhen kryesisht me këto raste.

Ndryshe, hulumtimin e ÇOHU-së me titullin “100 milionë”, të publikuar në gazeten “Preportr” është kundërshtuar, dhe është cilësuar si shpifje me një komunikatë nga PDK-ja që ditën që u publikua. Kjo OJQ ka kërkuar në vazhdimësi që PDK-ja ti përgjigjet se ku kanë shpifur,por kjo parti ende nuk u ka kthyer përgjigje. Po për të kërkuar këtë përgjigje, OJQ-ja në fjalë, më 3 maj ka pasur një performancë para selisë qendrore të PDK-së. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit