22.7 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Pavarësisht kufizimeve, 40 mijë palestinezë falën xhumanë në Al-Aksa

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra palestinezë, banorë të Kudsit Lindor të pushtuar u dyndën në Mesxhidi Al-Aksa nga orët e mëngjesit për të falur namazin e xhumasë.Pavarësisht kufizimeve, 40 mijë palestinezë falën xhumanë në Al-Aksa 

Dhjetëra mijëra palestinezë kanë falur namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, pavarësisht kufizimeve të policisë izraelite.

Dhjetëra mijëra palestinezë, banorë të Kudsit Lindor të pushtuar u dyndën në Mesxhidi Al-Aksa nga orët e mëngjesit për të falur namazin e xhumasë.

Para namazit të xhumasë, policia izraelite në portat e xhamisë Al-Aksa kontrolloi identitetin e palestinezëve dhe nuk i lejoi disa persona të hyjnë.

Midis palestinezëve dhe policisë izraelite që kontrollonte kartat e identitetit në Portën Al-Esbat të Harem-i Sherifit ndodhi një përleshje.

Policia izraelite ndërhyri kundër palestinezëve dhe pasi e rrahën e ndaluan një palestinez.

Në hutbe u bënë lutje për Gazën

Shejh Muhammed Selim, i cili mbajti predikimin e xhumasë (Hutben) në Mesxhidi Al-Aksa tha se lufta e Izraelit kundër Rripit të Gazës është fillimi i luftërave më të mëdha dhe theksoi durimin dhe këmbënguljen për palestinezët.

Duke thënë se masakrat kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës ndodhin para syve të botës, Shejh Selimi tha se shtypja nuk do të jetë e përjetshme dhe lufta e popullit palestinez do të jetë fitimtare.

Në fund, ai u lut për popullin palestinez, veçanërisht për Rripin e Gazës dhe Mesxhid Al-Aksa-n.

Në mungesë u bënë lutjet e varrimit për palestinezët që u vranë në Gaza

Pas namazit të xhumasë, u fal namazi i xhenazes në mungesë për palestinezët që u vranë në Rripin e Gazës.

Në deklaratën e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se 40 mijë palestinezë e kanë falur namazin e xhumasë në Haremi Sherif.

TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit