15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Patriarku serb Irinej flet për luftën

Më të lexuarat

Patriarku serb Irinej i ka porositur sot serbët e Kosovës se nuk janë të harruar porse me ta janë të gjithë serbët, dhe, siç ka thënë ai, gjithë bota paqedashëse, njofton radio KIM.

Patriarku gjatë lutjes për Krishtlindjet Ortodokse në Beograd ka thënë se në Kosovë vuajtjet dhe padrejtësitë nuk po pushojnë dhe se me shekuj po vazhdojnë përpjekjet për rrëmbimin e saj.

“Kosova e jonë është vendi tmerrshëm i ekzistencës, sepse në të nuk po pushojnë vuajtjet e padrejtësitë po shtohen nga dita në ditë. Trazirat dhe dhuna po mbretërojnë në Kosovë. Me dekada e me shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e Vjetër historike nga qenia jonë”, ka thënë Irinej./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit