8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas VisaMetric, a ka kompani tjera që marrin para e kanë çmime të larta për shërbime postare?

Më të lexuarat

Rritje e çmimeve e shërbime të shtrenjta gjithandej në vend.

Qytetarët e Kosovës viteve të fundit kanë paguar çmim shumë të lartë për shërbim postar për tu pajisur me një vizë nga një shtet i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Së fundi, shërbimet që ka ofruar ‘VisaMetric” për shërbimet postare ishin 30 euro për person, që i bie për një familje katër anëtarësh shërbimi postar ka kushtuar hiq më pak se 120 euro total.

Madje “VisaMetric” e ka pasur vetëm mundësinë me ta sjell pasaportën dhe jo me zgjedh për ta tërhequr vet atë.

Por, avokati, Flamur Abdullahu, i cili e kishte bërë publike një padi ndaj kësaj kompanie në Gjykatën Komerciale, ditë më parë kishte thënë për Telegrafin se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Pas padisë së avokatit Abdullahu, Gjykata Komerciale e Kosovës i ka ndaluar VisaMetric që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane, për të cilën ka raportuar Telegrafi.

Këtë vendim të Gjykatës ditë më parë e ka pranuar edhe VisaMetric, por të njëjtit sipas prokurorisë nuk e kanë respektuar.

E të martën Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi kishte deklaruar se nga mos liberalizimi i vizave për Kosovës, qytetarët për dy dekada kanë shpenzuar rreth 180 milionë euro, vetëm për aplikim.

“Sipas një raporti të GAP & GLPS (2013), në periudhën 2010-2012, kosovarët kanë shpenzuar 9.1 milionë euro për aplikim për viza. Sipas një raporti më të ri të BPRG, në periudhën 2016-2021 janë shpenzuar edhe 89 milionë euro. Nëse e marrim mesataren e këtyre viteve dhe e aplikojmë për vitet që mungojnë në këto dy studime, del se në dy dekadat e fundit janë shpenzuar rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim për viza”, shkruante Demi, përcjell Telegrafi.

Por, si funksionon kjo me ambasadat tjera? Cilat ambasadat tjera e kanë të kontraktuar ndonjë kompani për shërbim postar për dërgimin e pasaportës me çmim të lartë?

Çfarëdo informacioni që keni lidhur me rastet e ngjashme si të VisaMetric mund të na shkruani në [email protected]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit