6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Katastrofa në Itali: ku do t’i gjejë qeveria dy miliardë euro?

Më të lexuarat

Kostoja e lartë e për rindërtimin pas shkatërrimeve

Qeveria italiane ka njoftuar një ndihmë prej “më shumë se dy miliardë euro” për Emilia-Romagna-n, një provincë në verilindje të vendit që pësoi një përmbytje të paprecedentë që vrau 14 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

“Me këto masa të para ne ndamë në total më shumë se dy miliardë euro për zonat e prekura nga përmbytjet”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“Ne jemi të vetëdijshëm se po flasim për një situatë emergjente dhe se do të vijë koha e rindërtimit, por tani për tani nuk mund të përcaktojmë se cilat janë nevojat totale”, shtoi Meloni.

Përmbytje të paprecedentë

Rreth 700 milionë janë të destinuara për kompanitë, kryesisht ato eksportuese, dhe 580 milionë për papunësinë teknike të punonjësve.

“Në situatën në të cilën ndodhet sot Italia, nuk është e lehtë të gjesh dy miliardë brenda pak ditësh”, tha Meloni, vendi i të cilit është vendi i dytë më i borxhit në eurozonë, pas Greqisë.

Për të mbledhur fonde shtesë, qeveria vendosi të rrisë përkohësisht çmimin e hyrjes në muze me një euro dhe taksën për fitimet nga lojërat e fatit.

Javën e kaluar, në vetëm 36 orë, ra shi deri në gjashtë muaj, duke bërë që rreth dy duzina lumenjsh të shpërthejnë nga shtrati, duke i kthyer rrugët në lumenj balte dhe duke përmbytur zona të gjera nën kulturat bujqësore dhe shumë ferma. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit