Paqe e pamundur edhe në -30 gradë Celsius…

Më të lexuarat

Trump po negocion një armëpushim me Putinin prej të ftohtit polar, por….

Në një kthesë të papritur diplomatike, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka arritur një dakordësi personale me Vladimir Putinin për një armëpushim njëjavor në Ukrainë. Ky vendim, vjen si pasojë e një vale të të ftohtit ekstrem që pritet të mbërthejë rajonin, me temperatura që parashikohen të zbresin deri në -30 gradë Celsius.

Nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi se i kërkoi personalisht udhëheqësit të Kremlinit ndërprerjen e armiqësive për të shmangur një katastrofë njerëzore. “Ai pranoi dhe ishte shumë i sjellshëm”- u shpreh Trump, duke theksuar se popullsia civile nuk ka përjetuar kurrë një të ftohtë të tillë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë si një “deklaratë të rëndësishme”, duke vënë në dukje se mbrojtja e rrjetit energjetik është jetike për mbijetesën e qytetarëve në zonat e luftës si Donetsk dhe Kharkiv. Megjithatë, optimizmi mbetet i matur, pasi inteligjenca ukrainase kishte paralajmëruar më parë përgatitje për sulme të reja masive ruse.

Dhe në fakt, pavarësisht shpresës për një javë paqeje, realiteti në terren mbetet i tensionuar. Ndërkohë që flitet për armëpushim, forcat ruse goditën jugun e Ukrainës, duke shkaktuar viktima në Zaporizhia. Nga ana tjetër, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se ka rrëzuar 18 dronë ukrainas gjatë natës mbi territorin e Federatës Ruse dhe Krimesë, duke dëshmuar se shtensionimi është ende i brishtë.

Ndërsa SHBA vazhdon përpjekjet trepalëshe (SHBA-Rusi-Ukrainë), Bashkimi Evropian e ka rritur presionin ekonomik ndaj Moskës. Kaja Kallas njoftoi përfshirjen e Rusisë në “listën e zezë” për pastrimin e parave. Kjo lëvizje synon të shtrenjtojë transaksionet bankare ruse dhe të ndihmojë Ukrainën në këtë dimër tejet të vështirë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit