Izraeli nis 100 sulme ajrore në Liban në 10 minuta: të paktën 300 të vrarë
Qindra të vrarë dhe të plagosur pati në të gjithë Libanin në sulmet izraelite të mërkurën, ku imazhet e shkatërrimeve sollën në kujtesë vetë Gazën.
Vetë ushtria izraelite tha se kishte kryer sulmin e saj më të dhunshëm në Liban që nga fillimi i luftës, duke synuar më shumë se 100 vende në 10 minuta.
Ajo shtoi se sulmet përfshinë Bejrutin, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor, si dhe qendrat e komandës dhe infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut, një mënyrë e njohur kjo e manipulimit të opinionit për të përligjur masakrat që kryen në popullsi civile.
Ministri i shëndetësisë i Libanit tha se qindra u vranë dhe u plagosën në të gjithë Libanin si rezultat i sulmeve izraelite.
Sulmi i tmerrshëm vjen në një kohë pasigurie politike, pasi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli mbështet vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të pezulluar sulmet ndaj Iranit për dy javë, por theksoi se marrëveshja “nuk përfshin Libanin”.
https://twitter.com/i/status/2041861923600244812
Në të kundërt, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, vendi i të cilit po luan një rol ndërmjetësues, njoftoi se marrëveshja përfshin një armëpushim të menjëhershëm “kudo, përfshirë Libanin”, një kërkesë për të cilën Teherani ka këmbëngulur gjithashtu.
Reuters, nga ana e saj, citoi tre burime libaneze pranë Hezbollahut të kenë thënë se grupi kishte pezulluar sulmet ndaj Izraelit verior dhe forcave izraelite në Liban në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, si pjesë e një armëpushimi të shpallur më parë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. /tesheshi.com/
