14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Palestinezët dëbojnë delegacionin amerikan nga qyteti palestinez

Më të lexuarat

“Aktivistët nuk lejuan automjetet e delegacionit të Departmentit të Shtetit Amerikan që të vizitojë Dhomën e Tregtisë të qytetit Bethlehem dhe këndonin slogale kundër politikave të SHBA-ve ndaj palestinezëve”

 

BETHLEHEM (AA) – Aktivistë palestinezë dëbuan një delegacion të SHBA-ve i cili qëndronte për vizitë në qytetin e Bregut Perëndimor, Bethlehem, në shenjë proteste për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mohammed Lahham, një anëtar i Këshillit Revolucionar të grupit Fatah të presidentit Mahmoud Abbas, për AA tha se aktivistët i thanë delegacionit se ishin të padëshiruar në Bethlehem dhe i dëbuan ata nga qyteti.

“Aktivistët nuk lejuan automjetet e delegacionit të Departamentit të Shtetit Amerikan që të vizitojë Dhomën e Tregtisë të qytetit Bethlehem dhe këndonin me slogane kundër politikave të SHBA-ve ndaj palestinezëve”, tha Lahham, duke shtuar se nuk kishte asnjë koment nga autoritetet e SHBA-ve për këtë lëvizje.

Territoret palestineze mbeten të tensionuara që nga 6 dhjetori, kur presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, duke shkaktuar protesta në vendet e pushtuara palestineze dhe më gjerë.

Që atëherë, të paktën 19 palestinezë janë martirizuar në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët që shpresojnë se Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit