11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pajisjet Apple mbizotërojnë në aksesimin e internetit në avion

Më të lexuarat

Shifrat e Gogo-s, kompani që ofron shërbimin e internetit wireless në avion tregojnë se pajisjet Apple janë ato që mbizotërojnë përsa i përket aksesimit të këtij shërbimi gjatë fluturimit.

Nuk dihet nëse kjo ndodh për shkak të famës që kanë produktet e Apple apo përdoruesit e Android tregohen më të zgjuar dhe shkarkojnë programet e tyre argëtuese para se të udhëtojnë.

Pavarësisht arsyes shifrat e infografikut të mëposhtëm të publikuar prej Gogo-s janë vërtet domethënëse. 84% e përdoruesve të internetit gjatë fluturimit disponojnë iOS, ndërsa vetëm 16% prej tyre aksesojnë shërbimin nëpërmjet sistemit Android. Informacionet e detajuara tregojnë se nga totali i smartfonëve, 73% janë iPhones dhe 26% janë Android.

Diferenca është me të vërtetë e madhe, por Android ka bërë përmirësime krahasuar me vitin 2011 kur pajisjet iOS që aksesonin internetin në fluturim përbënin 96% ndërsa Android vetëm 3.2%.

Të dhëna akoma më të detajuara të raportit tregojnë se njerëzit përdorin tabletët më tepër se çdo pajisje tjetër për të aksesuar internetin në avion, përkatësisht 35%, ndërkohë 33% përdorin laptop, ndërsa 32% e njerëzve përdorin smartfonët.

Gogo ofron shërimin Wi-Fi në 1500 avionë të kompanive të ndryshme si America Airlines, Air Canada, Delta, Frontier etj.

Shërbimi është i kushtueshëm pasi bëhet në bazë të orëve të përdorimit./atime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit