9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Turqisë.

Osmani përmes një postimi në Facebook shkruan se takimi me Erdogan ishte përmbajtësor.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkruan Osmani.null

Ajo shtoi se e ka falënderuar presidentin turk “për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit