17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Operacioni i ShBA në Siri mbështetet nga shumë vende

Më të lexuarat

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk në deklaratën që bëri pas sulmit me raketa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Siri tha se “BE-ja do të punojnë bashkë me ShBA-në për i dhënë fund mizorisë në Siri”.

“Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon se ka nevojë për një vendosmëri kundër sulmit barbar kimik”,- u shpreh Tusk.

Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu deklaroi se e mbështesin operacionin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili i dha regjimit sirian një mesazh shumë të fuqishëm në lidhje me armët kimike.

Ndërsa Rusia thirri Këshillin e Sigurimit në mbledhje urgjente.

Ndërkohë që edhe Arabia Saudite me Anglinë deklaruan mbështetje të plotë për operacionet e kryera nga Amerika në bazën ushtarake të regjimit në Siri, Irani njoftoi se e dënon një sulm të tillë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Marc Ayrault tha se goditja e bazës ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një paralajmërim ndaj regjimit të Esadit.

Ayrault ka theksuar nevojën që Rusia dhe Irani të kuptojnë që mbështetja e presidentit të Sirisë Beshar Esadit është “e pakuptimtë”.

“Është koha që të zbatohen vendimet e marra më parë në Gjenevë. Pra, duhen rifilluar negociata të sinqerta dhe efikase për të mundësuar procesin e tranzicionit politik në Siri”,- ka vazhduar Ayrault.

“Përdorimi i armëve kimike është një e vërtetë e tmerrshme dhe kjo gjë duhet ndëshkuar, sepse paraqet krim lufte. Sulmi ajror i ShBA-ve është sinjal për regjimin kriminal të Esadit. E ardhmja nuk do të jetë me Esadin. Ky është një paralajmërim”,- theksoi shefi i diplomacisë franceze.

Kurse përmes një mesazhi të postuar të median sociale, Ayrault ka theksuar se Esadi duhet të gjykohet si “kriminel lufte”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande kanë deklaruar se përgjegjësi i vetëm i zhvillimeve në Siri është Esadi.

Në konferencën e përbashkët për gazetarët të dy liderët i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, nga e cila kërkojnë të bëjë më shumë përpjekje për një tranzicion politik në Siri në përshtatje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes së Gjenevës.

Operacioni i Amerikës është mbështetur edhe nga Holanda, Polonia, Australia dhe Japonia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit