15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Ayrault: Operacioni amerikan, “paralajmërim” për Esadin

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se goditja e bazës ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është paralajmërim për regjimin e Esadit.

Duke folur para përfaqësuesve të mediave në Mauritani, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault ka thënë se në lidhje me zhvillimet është informuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson

“Përdorimi i armëve kimike është një e vërtetë e tmerrshme dhe kjo gjë duhet ndëshkuar, sepse paraqet krim lufte. Sulmi ajror i ShBA-ve është sinjal për regjimin kriminal të Esadit. E ardhmja nuk do të jetë me Esadin.Ky është një paralajmërim”, theksoi shefi i diplomacisë franceze.

Ayrault ka theksuar nevojën që Rusia dhe Irani të kuptojnë që mbështetja e presidentit të Sirisë Beshar Esadit është “e pakuptimtë”. “Është koha që të zbatohen vendimet e marra më parë në Gjenevë. Pra, duhen rifilluar negociata të sinqerta dhe efikase për të mundësuar procesin e tranzicionit politik në Siri”,- ka vazhduar Ayrault.

Po ashtu, përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, Ayrault ka theksuar se Esadi duhet të gjykohet si “kriminel lufte”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit