11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

OKB: Regjimi i Asadit përdori gaz sarin në masakrën në Han Shejhun

Më të lexuarat

Komisioni në raport po ashtu ka njoftuar se sulmi ajror ndaj civilëve në fshatin Xhine në Halep të Sirisë më 16 mars në të cilin humbën jetën 38 civilë është kryer nga SHBA-të

GJENEVË (AA) – Komisioni i Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Sirinë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka vërtetuar se regjimi i Asadit ka përdorur gaz sarin në masakrën me armë kimike në rajonin Han Shejhun të Idlibit në Siri, më 4 prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Sirinë, organ i Këshillit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, ka publikuar sot raportin për Sirinë. Në raport është vërtetuar se në masakrën në Han Shejhun regjimi ka përdorur gaz sarin.

Në sulmin kimik të regjimit kishin humbur jetën të paktën 100 civilë, kurse 500 të tjerë ishin plagosur.

Komisioni në raport po ashtu ka njoftuar se sulmi ajror ndaj civilëve në fshatin Xhine në Halep të Sirisë më 16 mars në të cilin humbën jetën 38 civilë është kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Në Xhine të Halepit, forcat amerikane nuk arritën të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët duke sulmuar xhaminë dhe në këtë mënyrë shkelën të drejtën humanitare ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Sulmi i SHBA-ve ishte zbuluar nga AA

SHBA-të kishin pohuar se sulmi ajror ishte ndërmarrë me arsyetimin se bëhej fjalë “për vendtubim të pjesëtarëve të Al Kaedës”. Megjithatë, AA kishte nxjerrë në pah se personat e qëlluar në fakt ishin pjesëtarë të Xhematit Teblig, i cili njihet si grup i distancuar nga pikëpamjet radikale.

Komanda Qendrore e Forcave Amerikane (CENTCOM) kishte ndarë detajet e sulmit pas parashtrimit të pyetjes nga AA.

Në një deklaratë me shkrim për AA, më parë ishte pohuar se sulmi është kryer ndaj një vendtubimi të Al Kaedës në Idlib.

Më pas, pas pyetjes së gazetarit të AA-së nëse sulmi në Idlib dhe ai në fshatin Xhine të Halepit janë sulmi i njëjtë, një zyrtar i CENTCOM-it kishte pranuar se sulmi nuk kishte ndodhur në Idlib, por në afërsi të fshatit Xhine. Zyrtari kishte theksuar se rasti është duke hetuar dhe se do t’i publikojnë detajet e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit