12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

OKB: Sulmi ajror që vrau dhjetëra civilë në Siri është kryer nga SHBA-të

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Komisioni i Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Sirinë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se sulmi ajror ndaj civilëve në fshatin Xhine në Halep të Sirisë më 16 mars në të cilin humbën jetën 38 civilë është kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

SHBA-të kishin pohuar se sulmi ajror ishte ndërmarrë me arsyetimin se bëhej fjalë “për vendtubim të pjesëtarëve të Al Kaedës”. Megjithatë, AA kishte nxjerrë në pah se personat e qëlluar në fakt ishin pjesëtarë të Xhematit Teblig, i cili njihet si grup i distancuar nga pikëpamjet radikale.

Komanda Qendrore e Forcave Amerikane (CENTCOM) kishte ndarë detajet e sulmit pas parashtrimit të pyetjes nga AA.

Në një deklaratë me shkrim për AA, më parë ishte pohuar se sulmi është kryer ndaj një vendtubimi të Al Kaedës në Idlib.

Më pas, pas pyetjes së gazetarit të AA-së nëse sulmi në Idlib dhe ai në fshatin Xhine të Halepit janë sulmi i njëjtë, një zyrtar i CENTCOM-it kishte pranuar se sulmi nuk kishte ndodhur në Idlib, por në afërsi të fshatit Xhine. Zyrtari kishte theksuar se rasti është duke hetuar dhe se do t’i publikojnë detajet e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit