18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Nuk do të ketë largime masive të refugjatëve nga SHBA-ja”

Më të lexuarat

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe Kelly kanë vizituar Meksikën, ku kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp

WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme, John Kelly, duke theksuar se nuk do të ketë një ndërhyrje ushtarake kundrejt refugjatëve në vend tha se “Nuk do të ketë largime masive”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas anulimit të takimit muajin e kaluar të presidentit amerikan Donald Trump me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe Kelly kanë vizituar Meksikën, ku kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

John Kelly duke vënë në dukje se SHBA-ja ka kryer një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Meksikës ai ka shtuar se “nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake kundër emigrantëve.”

Ndërsa në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ai i Sigurisë së Brendshëm kanë bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedimet që delegacioni ka kryer në Meksikë, ku është vënë në dukje se bisedimet “kanë qenë shumë konstruktive.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se delegacioni amerikan është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Luis Videgaray Caso, ministrin e Mbrojtjes, Salvador Cienfuegos Zepeda, ministrin e Ekonomisë, Jose Antonio Meade Kuribrena dhe ministrin e Drejtësisë Raul, Cervantes Andrade.

Pas dekretit të Donald Trumpit i cili parashikon ndërtimin e murit mes Meksikës dhe SHBA-së, Nieto kishte anuluar vizitën që do të kryente më 31 janar në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit