18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Nostalgji: kur Omicron ishte orë e jo virus!

Më të lexuarat

Omicron është një term i futur fort këto ditë në përditshmen e botës, dominant në media, si variant i ri i Coronës.

Këtu është rasti për të kujtuar se në vitet e komunizmit, shqiptarët e kishin Omicron-in në jetën e tyre si orë dore.

Omicron, prodhim zviceran i saj kohe, ishte ndër orat më të preferuara por jo elitare. Elitare ishin Superatlantik dhe Sieko. Kush mbante të tilla në dorë, shihej madje dhe si pareli. Sepse dhe atëherë, paçka barazisë së përgjithshme, kishte patjetër dhe statuse të diferencuara shoqërore. Dhe orat, si në çdo kohë, ishin prej atyre që shpalosnin këtë diferencë.

Omicron gjendej si dorë meshkujsh, por dhe në dorë femrash. Pra ishte një orë uniseks, pasi kishte një lloj elegance që i shkonte dhe profilit femëror. Ishte orë e shtresës së mesme, së bashku me Raketa-n.

Sot nuk ekziston një e tillë, siç dhe të tjera të asaj kohe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit