25.7 C
Pristina
Thursday, May 26, 2022

Njohja e pronësisë private dhe mbrojtja e saj

Më të lexuarat

Islami është fe e prirjeve natyrale. Nuk ka rregulla a parime që bien ndesh me këto prirje të njeriut, përkundrazi: Islami nxit dhe inkurajon ato. Nga prirjet natyrale të cilat Allahu na ka mundësuar është edhe dëshira për pronësim (zotërim), gjë të cilën më qartë mund ta vërejmë tek fëmijët e paedukuar e të pa udhezuar. Allahu i Madhërishëm na e ka mundësuar këtë si një lloj vetëmbrojtjeje e pavarësimi, e cila do t’i ndihmojë njeriut të ecë përpara e të përsoset (në devotshmëri); e nëse ai e kupton këtë, atëherë do ta zoterojë këtë deri në fund të jetës. Jeta do të ndërlikohet e zhvillohet më tepër, qytetet do të ngriten, e prodhimtaria e industrializmi do të zhvillohen akoma më shumë…
Të pronësosh, do të thotë të jesh i pavarur dhe i vetëmjaftueshëm prej të tjerëve. Robi (shërbëtori) pronëson asgjë. Nga ana tjetër: njeriu i lirë zotëron. Dhe është një rregull natyror që kafshët të mos pronësojnë nderkaq e gjitha t’i takojë njeriut, si krijesë e graduar (krijesa më e përkryer). Nisur nga kjo, Islami – me të drejtë – prinë kur është fjala për pronësinë private,- ngase është një fe që respekton lirinë dhe humanitetin, si dhe – në të njëjtën kohë – nuk do të ishte aspak e drejtë nëse njeriu do të privohej nga frytet e punës së tij, ngase nuk do e ishte i lirë e gjithnjë do të ishte i varur.

Formë e drejtë dhe e lejuar është që të gjithëve t’u mundësohet të fitojnë e të pronësojnë. Pra, edhe nëse një person është i ditur, i durueshëm dhe i fuqishëm, ai meriton të jetë i shpërblyer sa meriton për punën e tij, siç thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik:

A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?! (Er-Rrahman, 60)

Gjithashtu, edhe në një sure tjetër thekson:

Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, sipas asaj që kanë punuar, në mënyrë që Allahu t’i shpërblejë për veprat e tyre. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. (El-Ahkaf, 19)

Ne bazë të kësaj, Islami legalizon të drejtën e pronësisë, edhe nëse ajo ia mundëson pronarit ta shtojë pasurinë e të bëhet më i pasuri, vetëm nëse ai respekton parimin e fitimit të lejuar dhe shpenzimin e saj në rrugë legale e pa mos iu afruar rrugëve të ndaluara, apo duke mos e tepruar në shpenzime (makutëri) ndaj shpenzimit legal; dhe duke mos dëmtuar shoqërinë dhe pasurinë e të tjerëve.
Shembulli më i mirë është ai i as’habit të profetit tonë Muhamed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], Abdurrahman ibn Aufit [radijallahu anhu], i cili ishte njëri ndër as’habët e graduar dhe njëri ndër 10 (dhjetë) të përgëzuarit me Xhennet (ashere mubeshere), dhe ndër këshilluesit e drejtë. Ai, si çdo muhaxhir tjetër, lëshoi Mekën e bekuar, pa kurrfarë strehe e as para. I Dërguari i Allahut e caktoi si vëlla me Sa’d ibn Rabiu [radijallahu anhu] i cili propozoi ta ndante pasurin vet me të dhe të shkurorëzojë njeren nga gratë e tii  tij me qëllim që t’ia mundësonte Abdurrahman ibn Auft të martohej me të pas 100 ditëve të përmbajtjes (pritjes, iddetit).

Abdurrahman ibn Aufi |radijallahu anhu] i tha Sa’dit radijallahu anhuj: “Allahu e bekoftë familjën dhe pasurinë tënde! Më udhëzo të shkoj në treg? Abdurrahman ibn Aufi filloi ti punojë tokat dhe të shkonte në treg, e që atë botë mbizotërohej nga çifutët. dhe avash-avash filloi të bëjë tregti. Disa vite më vonë ai u bë njëri ndër muslimanët më të pasur. Ndërroi jetë dukë lënë një pasuri ari, siç transmeton edhe Sa’di radijallahu anhuj: “Njëra pjesë, që i takonte katër grave të tij, përbënte 80.000 dinarë, e cila paraqiste 1/3 pjesë të tërë pasurisë së tij”.

Pra, Islami nuk ndalon një pasurim të tillë dhe nuk e pengon atë, ngase kjo pasuri është fituar në rrugë legjitime (hallall) dhe ishte shpenzuar po ashtu në të njëjtën mënyrë. Abdurrahman ibn Aufi [radijallahu anhu] e kishte shitur një pjesë të tokës nga pasuria e tij për 40.000 dinarë. Ai e ndau këtë pasuri mes pjesetarëve të farefisit të tij, të fisit Benu Zehra, mes të varfërve dhe besimtarëve tjerë. Njëri karvan i tij që vinte nga Damasku numëronte 700 deve, të cilat bartnin gjësende të ndryshme. Ai, për hir të Allahut, gjithë këtë pasuri e ndau me besimtarë. Para se të ndërronte jetë, ai ndau 50.000 dinarë për hir të Allahut, e për secilin të mbijetuar nga Beteja e Bedrit ndau nga 400 dinarë.
Këtu nuk përfshihej zekati dhe shpenzimet tjera të domosdoshme. Ky është një shembull i mirë i pasurisë në duart e një besimtari të devotshëm. Allahu e mëshiroftë Abdurrahman ibn Aufin [radijallahu anhu] dhe pasuria e tij iu bëftë nur Xhenneti! (Amin!) Islami lejon që secili besimtar të pronësojë dhe e nxit atë që të posedojë; e mbron pasurinë e tij dhe u lejon pasardhësve të tij ta trashëgojnë atë pas vdekjes së tij; kësisoj, që t’ua mundësojë edhe atyre të jenë të kënaqur. Në të njëjtën kohë, njeriu e sheh se ai nuk është një rob në duart e shtetit, që mund të ishte i kontrolluar nga një grup i ngushtë njerëzish, që do ta abuzonin punëtorin, do ta hiqnin fenë dhe mënyrat legjitime të jetesës, dhe nuk do të gjenin ndonjë rezistencë për shkak se ata posedojnë gjithçka kurse shoqëria nuk do të posedonte asgjë.
Tatimi dhe mbrojtja e ndërmarrjeve private, të cilat Islami i nxit dhe stimulon, është një mjet i shoqërisë dhe ekonomisë së tij. Gjithashtu, është vërtetuar se beneficionet intelektuale e rrisin prodhimtarinë e përgjithshme – në përjashtim të sektorit publik (qeveritar).

Islami mbron ndërmarrjet private në dy mëyra:

1. Nëpërmjet fitimit të lejuar (hallall) – ndaj edhe nëse pasuria është haram dhe ka kaluar një kohe të gjatë, p.sh. për 15 vite, nuk është mundësuar që e tilla të konsiderohet hallall edhe përkundër faktit se ka patur njëfarë suksesi gjatë asaj periudhe; dhe,

2. Nëpërmjet mospërzierjes me interesin publik – sepse, në qoftëse përzihet, atëherë kjo pasuri duhet të konfiskohet nga pronari i saj me ose pa dëshirën e tij. Atij duhet kompensuar për biznesin e tij, pa pasur ndonjë përparësi shoqëria ndaj individit.
Kjo ka ndodhur gjatë udhëheqjes së kalifit të dytë muysliman, Omer ibnul Hattabit [radijallahu anhu], kur ai dëshironte ta zgjerojë rrethinën e Qabes, me ç’rast i tuboi të gjithë pronarët e shtëpive; bleu ca shtëpi të tyre, mirëpo disa refuzuan t’i shesin ato dhe insistuan të mos shiten. Ndaj, kalifi i mori pronat e tyre pavarësisht dëshirës së tyre dhe e zgjeroi xhaminë Mesxhidul Harem në Qabe, ndërsa paratë e pagesës së shtëpive që ua mori atyre i ruajti derisa pronarët e tyre t’i merrnin ato.

E njëjta ndodhi edhe gjatë udhëheqjes së kalifit te tretë mysliman, Osmanit [radijallahu anhul], me ç’rast u veprua ngjashëm si në rastin e sipërpërmendur.
Pra, nëse është nevoja e ndërtimit të një spitali ose fabrike apo e një stacioni a shkolle apo çfarëdo qoftë vepre hajrati (e dobishme) që lidhet me interesin publik, pronarët nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë për shitje të pasurisë për çmim të merituar. E nëse ata refuzojnë, atëherë zyrtarët e detyrojnë atë që ta shesë atë (pasuri) me anë të gjykimit e vendimit gjyqësor mes tij dhe shtetit – në favor të shoqërisë.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit