21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Njihuni me urën më të madhe osmane në Shqipëri

Më të lexuarat

Perla monumentale e së kalurës që ndodhet në zemër të Labërisë

Ura më e famshme që ndërtuan osmanët në Shqipëri është ajo e Bratajt në lumin e Vlorës, pra në zemër të Labërisë, e cila sot, falë një rruge të që e përshkon luginën e Shushicës, mund të vizitohet lehtë, ndonëse nuk shihet nga rruga automobilistike. Duhet të ndalosh dhe te ecësh pak minuta për të mbërritur te ajo, ku tashmë gjatë verës ka dhe të turistë që lahen në ujrat poshtë saj.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka publikuar foto të saj, si dhe disa të dhëna telegrafike mbi të.

-Ura e Bratajt gëzon statusin Monument Kulture i Kategorisë së parë (I) shpallur me nr. 1886, datë 10.06.1973.

-Viti/koha e ndërtimit: Shek. XVII.

-Ura e Bratajt ndodhet në fshatin Brataj të rrethit të Vlorës. Ajo është ndërtuar mbi lumin Shushicë. Në qendër ndodhet një hark i madh dhe në të dy anët ndodhen dy harqe më të vegjel, të mbështetur në masivin monolit të shkëmbit.

-Ura e Bratajt është ura më e madhe e periudhës osmane, rreth 50m e gjatë, 4m e gjerë dhe arrin deri në 12m lartësi.

-Monumentaliteti i saj qëndron në harmonizimin e elementëve arkitektonikë me peizazhin dhe terrenin shkëmbor, mbi të cilin është ndërtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit