23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Një muaj paraburgim për babain i cili mbyti fëmijën në Karaqev të Kamenicës

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G. B.,në kohëzgjatje prej një muaji.

“I pandehuri G. B. shqiptar nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se me datë 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marr plagë të rënda”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit