11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Një djaloshi i cingëroi celulari.

Më të lexuarat

Një djaloshi i cingëroi celulari.
Djaloshi u përgjigj, u dëgjua një zë i bukur femre, e pyeste për se si është.
Djaloshi nuk e njihte zërin e vajzës, dhe e pyeti:
– Më falni, kush jeni ju?!…- Vajza iu përgjigj:
– Unë jam një vajzë e bukur, e pasur, nga një familje e njohur dhe dëshiroj të njihem me ty…
– Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha:
– Biseda jonë përgjohet!…
– Ajo e çuditur pyeti:
– Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?
– Ai iu përgjigj: Jo.
– A përgjohet nga shërbimi sekret?
-Jo, u përgjigj djaloshi!
-Vajza vazhdonte me pyetje: Përgjohet nga policia?
– Jo, i tha djaloshi. Biseda jonë përcillet nga Allahu, që nuk ka tjetër si Ai.
– Vajza menjëherë e mbylli linjën dhe nuk e kontaktoi djaloshin më asnjëherë!
Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij..?!
Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit