5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nikoliç: Prishtina ka lëshuar pe, marrëveshja afër

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se “Prishtina ka lëshuar pe për çështjen e juridiksionit të komunave serbe në Kosovë” dhe “ka shfaqur shpresën se marrëveshja me Kosovën do të nënshkruhet gjatë dhjetë ditëve të ardhshme”.

“Prishtina, e cila deri më tash ka këmbëngulur që secila zgjidhje të jetë në përputhje me kuadrin e saj ligjor, ka lëshuar pe”, u ka thënë Nikolliq gazetarëve në Bruksel, transmetojnë mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, së bashku me zyrtarë të tjerë të Serbisë, përfshirë kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.

“Marrëveshja do të nënshkruhet, nëse jo më 20, atëherë më 28 mars”, ka thënë Nikolliq.

Autoritetet e Prishtinës janë shprehur kundër kompetencave ekzekutive dhe legjislative për asociacionin e komunave serbe, ndërkohë që Beogradi do që ai të ketë kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin.

Për këtë çështje është diskutuar në raundin e fundit të bisedimeve direkte midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq dhe pritet të bisedohet edhe në rrethin e radhës, të caktuar për 20 mars.

Baronesha Ashton, e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se me zyrtarët serbë është diskutuar përparimi i deritashëm në bisedime, në veçanti zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe nevoja për të diskutuar çështjet e hapura, posaçërisht veriun e Kosovës, në dritën e takimit të radhës.

“Në takimin e sotëm nënvizova rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve mbi çështjet e hapura ndërmjet të dyja palëve sa më parë që është e mundur”, thuhet në komunikatën e Ashtonit. (v.t.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit