10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ngopja me kafeinë

Më të lexuarat

Kafeina, në sasi të vogla ndikon në mënyrë stimuluese, por nëse konsumohet në sasi të mëdha, efekti i saj është më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.
Shumicën prej nesh e tërheq filxhani i kafesë ose gota e coca-cola-s, nëse dëshirojmë ta shkrijmë sa më shpejt energjinë. Ju duhet të nisni të shqetësoheni vetëm kur sasia që keni në gotë e kalon 550 mg e kafeinës, përndryshe një filxhan, ose një gotë kafeje, ka vetëm efektin hidratues të po së njëjtës sasi uji.
Një kafe e fortë dhe mbi dozë do t‘ju dëmtojë, veç të tjerash edhe stomakun dhe do të rrisë presionin e gjakut në tru e si pasojë do të ketë ndikime jo të këndshme dhe në zemër. Përzierja që zakonisht bëhet për të qetësuar dhimbjet e kokës, mes kafes së zezë dhe paracetamolit është shumë toksike me ndikim negativ veçanërisht te mëlçia.
Nëse jeni ndër ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht dhe po ta ndaloni një përvojë të tillë, atëherë do të përballeni me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse teprohet, kafja mund të sjell edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku etj.
Shtimi i kafeinës në organizëm shkakton përkeqësimin akoma më të madh të lodhjes. Prandaj, kafeina duhet eliminuar sa më shumë që të mundeni. Kjo nuk do të thotë se do ta zvogëloni vetëm sasinë e kafesë; çokollata, çaji, soda, madje edhe disa ilaçe përmbajnë kafeinë, që mund ta shkaktojnë lodhjen. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit