16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Netanyahu mbështet faljen e ushtarit të dënuar për vrasjen e palestinezit

Më të lexuarat

JERUSALEM (AA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nënshkruar peticionin që i bën thirrje presidentit Reuven Rivlin që të falë ushtarin izraelit të dënuar për vrasjen e një të riu të paarmatosur palestinez vitin e kaluar, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes izraelite “The Jerusalem Post”, Netanyahu shtoi emrin e tij në peticionin, tashmë të nënshkruar nga dhjetra deputetë izraelitë, duke i kërkuar Rivlin-it të rishqyrtojë vendimin e mëparshëm për të mos falur ushtarin e dënuar Elor Azaria.

Megjithatë, në një deklaratë të së martës, zyra e Rivlin pohoi se letra e peticionit ende nuk është dorëzuar zyrtarisht.

“Është praktikë e zakonshme të presësh gjashtë muaj pas një kërkese faljeje të mëparshme përpara se të lëshohet një e re”, thuhet nga Zyra e Rivlin duke shtuar se “përveç nëse kanë ndodhur ndryshime të mëdha lidhur me rastin”.

Dy javë më parë, Rivlin hodhi poshtë kërkesën e ndarë për të falur Azaria-n.

Në muajin gusht, ushtari i dënuar filloi të vuante dënimin prej 18 muajsh burg në një burg ushtarak izraelit për vrasjen e Abdel-Fattah al-Sharif në mars të vitit të kaluar në qytetin e pushtuar Hebron të Bregut Perëndimor

Azaria fillimisht u dënua me 18 muaj burg për vrasjen e al-Sharifit, dënim i denoncuar nga shumë kritikë si shumë i lehtë.Shumë nga të djathtët e Izraelit, megjithatë, thanë që Azaria nuk do të duhej të ishte dënuar në radhë të parë.

Në shtator, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkot, zvogëloi dënimin e Azaria-s në vetëm 14 muaj.

Azaria u bë objekt i një hetimi pasi një aktivist i grupit të të drejtave të Izraelit, B’Tselem, e kapi atë në një video duke vrarë me armë zjarri al-Sharifin, të paarmatosur dhe të plagosur në kokë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit