7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin dhe funksionalizimin e projektit “Qendra Islame në Lipjan”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 4 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe drejtori i organizatës “Qatar Qarity”, Esam Dabab, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin dhe funksionalizimin e projektit “Qendra Islame në Lipjan”.

Myftiu Tërnava, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se kjo qendër do të shfrytëzohet për nevoja të Bashkësisë Islame, ku në të do të zhvillohen aktivitete arsimore dhe kulturore-fetare. Ai tha se me këtë projekt, ne jemi më afër xhematit tonë. Myftiu Tërnava falënderoi organizatën “Qatar Qarity” për realizimin e këtij projekti, duke shprehur se deri më tani, me këtë organizatë kemi realizuar shumë projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë, për çka shprehu mirënjohje për shtetin e popullin e Katarit, që vazhdimisht kanë përkrahur Kosovën në të gjithë etapat.

Edhe drejtori i organizatës “Qatar Qarity”, Esam Dabab, u shpreh i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshje dhe që punët do të fillojnë sa më parë. Ai tha se BIK-u është palë gjithnjë e përkushtuar në realizimin e projekteve në të mirë të interesit të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit