Në kërkim të një vrasësi: kush ia morri jetën Charlie Kirk?!

Më të lexuarat

FBI publikon pamjet e kamerave të mbikëqyrjes për herë të parë

Guvernatori i Utah-s, Spencer Cox, mbajti një konferencë për shtyp me FBI-në, në të cilën u shfaqën për herë të parë pamjet e të dyshuarit për vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk.

Guvernatori theksoi se po i shfaqin pamjet në mënyrë që të marrin ndihmë nga publiku për të gjetur autorin e krimit.

Videoja tregon qartë një figurë të zezë të veshur me të zeza që vrapon nëpër çatinë e një ndërtese, pastaj bie dhe ecën në një rrugë aty pranë dhe zhduket në pyll.

Autoritetet thanë se vrasësi mbante veshur syze dielli të zeza, atlete Converse dhe një bluzë të zezë me një flamur dhe shqiponjë amerikane.

“E tëra çfarë kërkojmë është bashkëpunimi i publikut sepse po marrim informacione të ndryshme nga ju, të cilat na japin të dhëna që mund t’i përdorim për të vazhduar hetimin tonë”, tha kryehetuesi.

Guvernatori Cox tha se hetuesit kanë kryer shumë intervista në lidhje me rastin.

Më herët, FBI ofroi të enjten një shpërblim deri në 100,000 dollarë për informacion që çon në arrestimin e personit që vrau Charlie Kirk.

“Prokuroria do të kërkojë dënimin me vdekje për sulmuesin”, tha ai.

Kirk, 31 vjeç, u qëllua për vdekje të mërkurën ndërsa po i drejtohej një grupi studentësh në Universitetin e Utah në Orem, rreth 40 milje në jug të Salt Lake City. Sulmi i dyshuar i synuar ndodhi pavarësisht sigurisë, përfshirë gjashtë oficerë policie universitare dhe ekipin privat të Kirk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit