Umeti islam është i plotë dhe mesazhi i tij është i përsosur

Më të lexuarat

“Në popujt para jush kishte njerëz të frymëzuar (muhaddathûn); e nëse ka ndonjë në këtë ummet, ai është ‘Umeri ibn el-Hattab”,
Në koment të këtij hadithi Ibën Kajimi thotë:
E kam dëgjuar Shejhul-Islam Ibën Tejmijen duke thënë:
“Pejgamberi (‫ﷺ‬) e apostrofoj me siguri se ata (të frymëzuarit) kanë qenë të pranishëm në popujt para nesh, por lidhur kur foli për oraninë e tyre në këtë ummet ai e kushtëzoi me ‘nëse’ (إن) edhe pse ky është ummeti më i mirë.

Pse?
Arsyeja është se popujt para nesh kishin nevojë për ta (për njerëzit e frymëzuar), ndërsa ky ummet nuk ka nevojë për ta për shkak se Profeti i tij është i përsosur dhe mesazhi i tij i plotë.
Prandaj, duke patur këtë profet të përsosur edhe këtë mesazh të plotë, Allahu nuk e bëri këtë ummet të ketë nevojë për të frymëzuar, për të ndriçuar me zbulesë të brendshme apo për të pasur vizione në gjumë.**
Dhe “muhaddethi” është ai të cilit i pëshpëritet në brendinë dhe zemrën e tij me një gjë, e cila më pas ndodh ashtu siç i është folur.”
(Medarixh es-Salikin, 1/39)
Dr. Muhamed El-Abdeh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit