Namazi shpëtoi shënjestrat e Izraelit në Doha?

Më të lexuarat

Pretendimi: Si u gënjye inteligjenca nga celularët e objektivave

Atentati izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, dështoi sepse delegacioni i lartë palestinez “i la telefonat e tyre në rezidencën ku po qëndronin” në atë kohë, raporton kanali hebraik N12, për të shkuar drejt faljes së namazit.

“Udhëheqësit e Hamasit dyshohet se u larguan nga salla e negociatave në Doha pak çaste para sulmit për të kryer lutjet e mesditës. Telefonat që lanë pas e mashtruan inteligjencën izraelite duke i bërë të mendonin se ishin të pranishëm në vendin e sulmit”, shkruan portali, duke shtuar se akti izraelit i agresionit kundër aleatit amerikan u krye me “12 raketa dhe 15 avionë luftarakë”.

David Ignatius, një reporter për Ëashington Post, publikoi të mërkurën informacion, të marrë nga burime të Katarit, se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara premtuan muajin e kaluar se zyrtarët e Hamasit nuk do të ishin në shënjestër në Katar gjatë bisedimeve të paqes të iniciuara nga presidenti i SHBA-së.

Sulmi konsiderohet dhe si një akt tradhëtie nga ana e SHBA, e cila e konsideron Katarin aleatin më të madh arab në Gji.

Administrata Trump ka bërë të paditurin për sulmin, ose ose të diturin në momentin e paduhur, por shumë fakte sugjerojnë se sulmi izraelit ka patur “ok” amerikan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit