5.9 C
Pristina
Monday, March 4, 2024

Namazi i përsonit të sëmurë që nuk ka mundësi të kthehet nga kibla?

Më të lexuarat

Një tjetër arsye është sëmundja, nëse askush nuk mund ta kthej personin e sëmurë nga kibla dhe ai ka frikë se koha e namazit do të kalojë. Ai duhet të falet në mënyrën që mundet:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Prandaj kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi.” (Et-Tagabun, 64:16)

Personi që është i sëmurë dhe nuk mundet të kthehet në drejtim të kiblës dhe nuk ka askënd që ta kthej atë në drejtim të kiblës. Nuk ka të keqe në këtë. Një shembull tjetër është i burgosuri i prangosur apo personi i kryqëzuar i cili nuk mundet të kthehet nga kibla. Në këtë rast, Allahu -xhele ue ala- thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Prandaj kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi.”

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

”Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.”(El-Bekare, 2:286)

Ndërsa kur ke mundësinë është e detyrueshme për t’u kthyer drejt kiblës pa marrë parasysh nëse namazi është i obliguar apo vullnetarë. I vetmi përjashtim është namazi nafile gjatë udhëtimit. Gjatë udhëtimit është e padëmshme për të falë namaz nafile në një drejtim tjetër përveç kiblës (kur je në lëvizje).

 

Imam Abdul-Aziz bin Abddullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtaz, fq. 83
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit