10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Nigeri, lirohet nga rrëmbyesit imami 90-vjeçar

Më të lexuarat

Imami nigerian dhe kryetar i Shoqatës për Ndihmë të Islamit (JNI), Yusuf Abdulaziz, 90 vjeç, i cili para disa ditëve u rrëmbye ku për të u kërkua shpërblesë prej 150 mijë dollarë, është liruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i JNI-së, Sani Mudi konfirmoi se rrëmbyesit kanë liruar imamin Abdulaziz, i cili u rrëmbye para disa ditëve.

Theksoi se gjendja shëndetësore e Abdulazizit është e mirë, dhe se është liruar edhe shoferi i tij. Mësohet se rrëmbyesve nuk u është paguar shpërblesa.
Selahaddin Yusuf nga Lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në Nigeri për AA tha se rrëmbyesit shpesh herë rrëmbejnë zyrtarë fetarë, imamë dhe klerikë dhe kërkojnë shpërblesë.

Përveç nëpunësve fetare, rrëmbyesit në këtë vend shpesh rrëmbejnë edhe inxhinierë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit