14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i RABITA-s, Muhamed Abdulkerim al-Isa

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 maj 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al-Isa.

Dr. Al-Isa falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrje në këtë takim të rëndësishëm global, si përfaqësuesi i vetëm nga bashkësitë islame për Evropën Lindore, duke çmuar kështu edhe kontributin e tij në këtë Forum me fjalën që paraqiti para të pranishmëve. Dr. Al-Isa çmoi lart aktivitetin e Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëjetesën dhe tolerancën të cilën e promovon dhe me të cilën veçohet populli shqiptar.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi nikoqirin për mikpritjen dhe e përgëzoi atë për suksesin e këtij takimi global. Gjithashtu, Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që ta njoh dr. Al-Isa me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe me sfidat e shtetformimit, duke vënë theksin në kërkesën për një angazhim më të madh të Ligës së Botës Islame për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

The post Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i RABITA-s, Muhamed Abdulkerim al-Isa appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit