18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga Qendra Globale për Luftimin e Ideologjisë Ekstremiste

Më të lexuarat

Prishtinë, më 12 maj 2022

Në kuadër të Forumit për vlerat e përbashkëta të pasuesve të religjioneve të ndryshme, të organizuar nga Liga e Botës Islame (RABITA), sot, përfaqësuesit e feve islame, krishtere, hebreje dhe hinduse, janë pritur në një takim në Qendrën Globale për Luftimin e Ideologjisë Ekstremiste.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Të pranishmit në këtë qendër i priti sekretari gjeneral i Qendrës, dr. Mensur al-Shumeri i cili ndër të tjera theksoi: “Në dritën e zhvillimeve të komunikimit dhe revolucioneve teknike, veçanërisht në lidhje me platformat e rrjeteve sociale, kjo paraqet një kuantik progresive, por në të njëjtën kohë rritë barën që ka të bëjë me sfidat, duke përfshirë edhe përhapjen e përmbajtjes ekstremiste, duke synuar kryesisht grupet rinore. Kjo na vendos para një nevoje urgjente për përpjekje të përbashkëta, në mënyrë që të mos konfrontohen në të ardhmen. Ne e dimë rëndësinë e formulimit të strategjive të përbashkëta për t’u marrë me këto sfida dhe për të qenë në gjendje për t’u ballafaquar me to. Gjithashtu, ne theksojmë rëndësinë e fuqizimit të grave për të ushtruar rolin e tyre të besimit në familje dhe shoqëri.”

Gjatë kësaj vizite, delegacioni vizitoi ambientet e Qendrës dhe kontrollit të Departamentit të Qendrës, si dhe u njohën me punën, aktivitetin dhe sukseset e kësaj qendre. Delegacioni ndoqi nga afër mekanizmat e monitorimit dhe analizës së Qendrës Etidal, si dhe teknikat dhe modelet e ndërtuara dhe të zhvilluara në kuadër të kësaj qendre.

The post Myftiu Tërnava u prit në takim nga Qendra Globale për Luftimin e Ideologjisë Ekstremiste appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit