4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Myftiu Tërnava bën thirrje për ndërprerje të grevës dhe miratim të Projektligjit për Paga

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të punësuarve në arsim dhe shërbyesve civilë që ta ndërpresin grevën.

Në një konferencë për media, Tërnava teksa i ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Sindikatës së shërbyesve civilë për ndërprerje të grevës, Qeverisë së Kosovës i ka kërkuar që sa më parë ta miratojë Ligjin e Pagave.

“Më vëmendje kam përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me grevën. Mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme, pasi kanë mision të shenjtë. Thërras SBASHK-un që për hir të misionit që bartin mbi vete, sot ta ndërpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë t’i kthehen bankave shkollore, aty ku e kanë vendin”, ka thënë Tërnava para mediave.

“Gjithashtu, thërras Sindikatën e shërbyesve civilë që ta ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendin e punës në mënyrë që institucionet e shtetit të ç’bllokohen. Ndërsa, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve. Të gjithë jemi të bindur se nuk është koha për përplasje e barrikadim, por unitet veprues”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit