12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Muriqi: E di që jam sulmues dhe duhet të shënoj gola

Më të lexuarat

Vedat Muriqi luajti 66 minuta në fitoren e Lazios 1-0 kundër Udineses në udhëtim.

Prizrenasi nuk shënoi gol por mendon se e ndihmoi ekipin.

Pas ndeshjes Muriqi i komentoi kritikat e tifozëve të Lazios për mungesën e golave.

“Kur erdha këtu e dija që njerëzit prisnin shumë nga unë. Klubi shpenzoi rreth 20 milion. Kam pasur pak vështirësi për shkak të dëmtimit, pastaj Covid dhe vendosjen. Nga Turqia në Itali. Shumë kritika kanë mbërritur. Unë e di që jam sulmues dhe duhet të shënoj, por angazhimi nuk mungon kurrë. Unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj ekipin edhe nëse nuk shënoj. Unë do të vazhdoj të përmirësoj veten dhe të ndihmoj ekipi im” deklaroi Muriqi.

Në 18 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Serie A, Muriqi ka shënuar 1 gol me Lazion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit