14.1 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Më të lexuarat

Agjencia e Motit në Japoni njoftoi se një tërmet prej 7.1 shkallësh të Rihterit është regjistruar në pjesën verilindore të vendit në mbrëmjen e së shtunës sipas kohës lokale.

Dridhja e fuqishme që ndodhi rreth orës 23 u ndie edhe në kryeqytetin Tokio, raporton agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Raportohet se thellësia e epiqendrës së tërmetit ishte 60 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Tërmetet me thellësi më të madhe të epiqendrës zakonisht shkaktojnë më pak dëme materiale.

 

Agjencia shkroi se mund të ketë ndryshim të nivelit të detit përgjatë bregdetit japonez, por nuk priten dëme materiale.

Agjencia e Motit tha se nuk ka ndonjë rrezik për cunami pas dridhjes së fuqishme, ndërsa qeveria menjëherë themeloi task-forcë për t’u marrë me gjendjen e krijuar pas tërmetit.

Ndryshe, Japonia shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrit”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik përreth Oqeanit Paqësor, dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Në mars të vitit 2011, Japonia ishte goditur nga një tërmet shumë i fuqishëm prej 9.1 shkallësh. Rreth 15.900 persona kishin vdekur dhe mbi 2.500 ishin zhdukur.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit