15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Mjekrra që kushtoi 1 milion dollarë

Më të lexuarat

Mjekra një milion dollarëshe – kompensimi më i madh për diskriminimin për shkak të mjekrës.

Ali Ebu Bekr (53) ka ardhur në Michigan para më shumë se dy dekada, duke ëndërruar ëndrrën amerikane. Tuniziani, tash amerikan i natyralizuar, ka qenë 17 vjet i punësuar e pastaj padrejtësisht është përjashtuar. Kishte punuar në mirëmbajtje të ‘Wasthenaw Countya’ dhe gjatë 17 vjetëve punë kishte kaluar disa avancime dhe pastaj ai u shkarkua për vetëm për shkak të pamjes së tij fetare – mjekrës.
Nëse e shikoni Aliun, ai vërtet plotëson të gjitha “stereotipet e aeroportit” – musliman, mjekrën e gjatë, arab i lindur në Tunis dhe kështu ai, në vendin e punës, ishte provokuar dhe ofenduar duke u quajtur “terrorist” dhe pastaj përfundimisht erdhi deri te shkarkimi. Pasi kishte humbur punën për shkak të mjekrës, është ballafaquar me shumë probleme dhe me pamundësi për të gjetur ndonjë punë tjetër. Humbi shtëpinë, familjen dhe kështu ai u bë i pastrehë e pastaj vendosi të ankohej për padrejtësinë që iu bë.
Ankesën e bëri në gjyqin amerikan për diskriminim të punëtorëve dhe diskriminime fetare dhe pas gjashtë vjetëve të gjata, gjegjësisht në shkurt të vitit 2014, gjykimi erdhi në favor të tij. Gjykata Federale e Detroitit gjykoi në favor të tij, dhe Aliut iu caktua kompensimi në vlerë 1.1 milionë dollarë amerikanë. Njëherit ky është edhe dëmshpërblimi më i madh që i është dhënë ndonjë muslimani për shkak të diskriminimit fetar. Avokati i tij, Sherif Akil, ka deklaruar se çdo qytetar meriton të drejtat e barabarta, pa diskriminim për shkak të prejardhjes a pamjes së tij.
Këmbëngulja e Aliut është shembull se si muslimanët e sotëm mund të luftojnë për të drejtat e tyre elementare njerëzore dhe fetare nga të cilat askush nuk do të guxonte të na privonte, pavarësisht që jo rrallëherë në të vërtetë ndodh e kundërta. Shembuj të tillë të islamofobisë dhe diskriminimit janë të pranishëm edhe në shoqërinë tonë, mirëpo ndaj padrejtësive dhe diskriminimit duhet luftuar në mënyrë të duhur, por para së gjithash, duhet të jemi të guximshëm dhe të qëndrueshëm në Islam sikur Aliu, duke mos lejuar që të tjerët të na përcaktojnë Islamin sipas dëshirave të tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit