16.9 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Mjafton një minutë e vetme për edukimin e fëmijës

Më të lexuarat

Dr. Hasan Shemsi Basha

Sot, njerëzit diskutojnë shumë rreth edukimit të fëmijëve të tyre: Si t’i drejtojnë dhe t’i udhëzojnë ata ne rrugë të drejtë duke i shmangur mënyrat e gabuara.

Nëse ankoheni nga parregullsia e fëmijëve tuaj, apo ndjeni se keni problem në edukimin e tyre mundohuni ta përdorni mënyrën “Vetëm një minutë”, mënyrë e re në edukimin e fëmijëve.

Si mund të realizohet kjo brenda një minute?

Kritikë brenda një minute

• Fillimisht lajmëroni fëmijët tuaj se ju nuk dëshironi të jeni gjykues i tyre e as ata gjykues tuaj, se ju nuk dëshironi që të jeni diktator dhe që sot e tutje do të ndiqni një mënyrë të re të edukimit.

• Lërini fëmijët tuaj që të ndjehen të pakënaqur në kryerjen e gabimit të tyre, por të kënaqur ndaj vetes së tyre.

• Nëse fëmija bën ndonjë gabim mos e shikoni drejt në sy, kritikojeni shkurtimisht për atë që ka bërë pa marrë nga koha juaj vetëm se disa sekonda, bëjeni të ndjehet se ju jeni zemëruar nga veprimi i tij dhe të ndjejë të njëjtën gjë që ju ndjeni, në gjysmën e parë të minutës. Pra nuk ka kohë që fëmija të diskritohet, por ka shumë rëndësi ta ndjejë këtë kritikë. Bëjeni të ndjehet se ai nuk e pëlqen veprimin e kryer, përkrah pakënaqësisë tuaj. Asnjë nuk donë të diskritohet apo të ç’vlerësohet. Më pas merrni frymë thellë, dhe ndjehuni të qetë shpirtërisht, pastaj shikojeni atë drejt e në sy, në gjysmën e dytë të minutës, në mënyrë që të ndjejë se ju jeni përkrah tij e jo kundër tij, dhe se ju e doni shumë, por nuk ju pëlqejnë veprimet e tij. I thoni gjithashtu se ti je fëmijë i mirë dhe se ju jeni të kënaqur me atë, por nuk jeni të kënaqur nga veprimet që ai i kryen, dhe ju nuk ta lëni të gabon sepse e doni.

• Përqafojeni fort në kraharor në mënyrë që të ndjehet se koha e kritikës ka përfunduar.

• Pas këtyre veprimeve do të shihni se:

– Veprimet e tyre të gabueshme nuk do të kalojnë aq lehtë pa u llogaritur.

– Se ata janë fëmijë të mirë.

– Se ata janë të dashur tek prindërit e tyre.

• Në këtë mënyrë fëmijët e kuptojnë se duhet të jenë të sinqertë me prindërit e tyre, të ulen e të bisedojnë me ta, t’u tregojnë atyre për mendimet dhe ndjenjat e tyre. Fëmijët ndjehen të nevrikosur nga vetvetja në momentin e kryerjes së gabimit. Pastaj e shfaqin dashurin që kanë për prindërit.

• Në rast se fëmija juaj kthehet me vonesë në shtëpi, e këtë vonesë ai e ka përsëritur më shumë se një herë gjatë javës. Shikojeni drejt në sy, duke i thënë: “Je kthyer me vonesë, e kjo u përsërit dy herë gjatë kësaj jave”. E më pas duhet të shfaqni zemërimin tuaj me thënien: “Unë jam i mërzitur, dhe jam pakënaqur sepse kjo u përsërit dy herë”.

• Pas këtyre fjalëve të shkurtra fëmija do të ndiej shfaqjen e zemërimit tuaj me sinqeritet, sepse ai nuk e do këtë lloj veprimi. Askush nga ne nuk donë të diskritohet nga askush. E kjo është ajo që ju dëshironi në gjysmën e parë të minutës: doni që fëmija juaj të ndjehet i pakënaqur me veprimin e bërë.

• Por, çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj mërzitet e fillon të justifikohet? Këtu duhet të plotësoni gjysmën tjetër të minutës e cila është çelësi i suksesit të kritikës që ju jeni duke bërë.

• Shikojeni drejt e në sy, në mënyrë që të ndjehet se ju jeni përkrah tij e jo kundër, i thoni atë që ai dëshiron të dëgjojë nga ju se: Ai është person i mirë dhe se ju jeni të kënaqur me atë, por nuk jeni të kënaqur me veprimin e tij të sotshëm, dhe se kjo çështje ju mërzit. Pastaj shtrëngojeni fort në kraharor në mënyrë që të ndjej se kritika ndaj gabimit mbaroi pa e përmend një gjë të tillë.

• Kështu, në gjysmën e parë të minutës, ju e kritikuat fëmijën tuaj për një kohë shumë të shkurtër, ia përcaktuat gabimin e bërë, dhe e shfaqët zemërimin tuaj ndaj gabimit të kryer. Ndërsa gjysma tjetër e minutës është mbushur përplot dashuri, qetësi, besim e prehje. Në këtë mënyrë fëmija juaj ndjen se çështja është më e fortë sesa kur rrihet, dhe se gabimet e tij nuk kalojnë pa llogari.

• Imam el-Gazali, rahimehull-llah, ka zbuluar dobinë e kësaj mënyre para disa shekujsh. Ai ka thënë se në mjekimin e gabimit të fëmijës: “Duhet që fëmija të kritikohet në fshehtësi, e t’ia zmadhojmë gabimin e bërë (pa e kuptuar askush) dhe t’i thuhet: “Ke kujdes, mos bëj gabim të tillë herën tjetër”. Mos ia përmend gabimin e bërë herë pas here, sepse do t’i bëhet diçka normale, e më pas të dëgjojë fjalë të tilla, dhe fjalët nuk do t’i zënë vend në zemër”.

Shpërblimi brenda një minute

• Nëse fëmija juaj kryen ndonjë veprim që i takon të shpërblehet, bëjeni të ndjehet i lumtur kur kryen vepra të mira ashtu sikur e keni bëre të ndjehet fajtor kur ka bërë gabim. Jini të vëmendshëm në momentin kur fëmija juaj kryen vepra të mira, përdorni mënyrën më të mirë për të cilën ai meriton shpërblimin.

• Bëjani me dije, në gjysmën e pare të minutës, se ky veprim ju ka gëzuar. Qëndroni më pas disa sekonda duke mos folur, qetësia juaj do ta bëj të ndihet i kënaqur nga vetvetja. Pastaj i thoni se ju e doni shumë, dhe në fund vuloseni shpërblimin tuaj me një të përqafuar apo me fërkim të kokës me ngrohtësi. E gjithë kjo nuk do t’ju marrë më shumë se një minutë. Por, ndjenja e tij e kënaqësisë në vetvete do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Ndoshta mënyra e shpërblimit në një minutë do të ishte dhurata më e bukur që ua bëjnë prindërit fëmijëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit