12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mister i arrestimeve në Shkodër dhe zhurma për Vatikanin dhe Mosadin izraelit

Më të lexuarat

Prej një jave po luhet një lojë e rrezikshme me Shkodrën e cila është kthyer në qendrën ndërkombëtare të futbollit mbarëshqiptar.

“Loro Boriçi” po i jep frytet e veta dhe më shumë se 2 milionë euro kanë hyrë në qytetin e veriut nga turizmi sportiv dhe patriotik, si pasojë edhe ardhjes së shumë sportëdashësve nga Kosova.

Por në prag të një ceremonie fetare në Kishën Katolike ku u nderuan zyrtarisht nga Vatikani një numër priftërinjsh të persekutuar nga diktatura komuniste dhe, në prag të ndeshjes me Izraelin, është krijuar një klimë e rëndë në qytet.

Kjo pas arrestimit me porosinë e Mosadit izraelit të një grup personash që dyshohen për lidhje me ISIS.

Në të gjithë këtë mori shërbimesh sekrete ku thuhen se kryqëzohen informacione nga të gjitha anëtar e globit, duket se nuk ka vend as për zhurmë e as për denigrim. Shërbimet bëjnë punën e tyre që sjellin informata, shteti pa zhurmë i verifikon dhe vepron, kaq.

Në fakt, ajo që ka marrë dhenë nga mediat ndërkombëtare, sidomos italiane dhe izraelite, ka qenë konotacioni jo-normal për Shkodrën dhe kjo e ndihmuar edhe nga mediat por edhe qarqe politike dhe të Tiranës zyrtare.

Kjo sepse në ditën e lumturimit të priftërinjve të persekutuar nga diktatura, disa media italiane theksonin se “në ditën e lumturimit nga Vatikani të martirëve arrestohen persona të dyshuar për atentate terroriste në Shkodër”.

Ndërkohë disa media izraelite më pas kanë rimarrë lajmin e hedhur nga disa qarqe shqiptare, duke thënë se skuadra ishte e pasigurtë në Shkodër ndaj ndeshja do të zhvillohet në Elbasan.

E gjithë kjo lojë nuk i shërben askujt; si arrestimi i disa besimtarëve muslimanë në ditën e lumturimit të priftërinjve, e aq më shumë konteksti që i jepet gjithë kësaj historie.

Shkodra si qytet me shumicë muslimane e ka treguar që është shembull bashkëjetese dhe kurrë nuk ka pasur problem të tilla. Madje as në vitin e rrëmujshëm 1993 kur Papa Gjon Pali vizitoi qytetin më të madh verior.

Nëse SHISH apo prokuroria kanë pasur informacione mund të kryenin operacionet e tyre pa asnjë zhurmë dhe t’i bënin publike në mbarim të eventeve. Më pas gjithçka do të shkonte normalisht ku do të kryhen proceset gjyqësore dhe procedurat normale.

Por zhurma e shtuar, duket se kërkon të krijojë me Shkodrën një precedent jo të zakontë, ndërkohë që po afrohen edhe zgjedhjet e ardhshme.

Por edhe më shumë se kaq. Heqja e përfitimeve nga ekonomia sportive që rezultuan të mëdha, duket i intereson atyre që nuk e duan fuqizimin e komunitetit shkodran, që në këtë rast nuk ka ndarje fetare, por realisht shumica merr pjesën më të madhe, aq më shumë kur muslimanët janë kryesisht më të ekspozuar në aktivitete tregtare dhe dyqane shërbimesh, pasi prej 25 vitesh nuk i ka kush prioritet as punësimin në administratë e as në strukturat vendore të organizave të fuqishme.

Në Shkodër gjithë këto vite, organizata të ndryshme me beckround fetar kanë ndarë shuma të mëdha parash që kanë shkuar përgjithësisht në dobi të një komuniteti të caktuar duke punësuar eksklizivisht pjesëtarët e tyre.
Ndërkaq mund të thuhet edhe një aspekt tjetër i kësaj meseleje.

Vatikani i nderoi martirët katolikë dhe kjo është normale për rregullat që ata ndjekin si religjion.

Por më pas Presidenti Nishani bëri të njëjtën gjë duke i dekoruar të gjithë priftërinjtë katolikë.

Po mirë, pse nuk bëri një gjë më gjithëpërfshirëse, pra që të kishte dekoruar në të njëjtën ditë edhe hoxhallarët apo klerikët e tjerë që janë persekutuar nga diktatura?!

Ndoshta ky është roli i shtetit shqiptar, uniteti dhe përfaqësimi? Apo jo…/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit