14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ministrja Haxhiu: Kemi proceduar në Qeveri, koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Më të lexuarat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri, koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. “Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”. “Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit